Kryeministri Rama në Berat: Objektivi i PS, të kemi 50% gra dhe vajza në parti
Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet me qytetarët në Berat ku ka bërë prezantimin e kandidatëve për deputet për këtë qark për zgjedhjet e 11 majit.
Nga Berati Rama tha Shqipëria është transformuar falë përfshirjes masive të grave dhe vajzave, ndërsa shtoi se nëse dikur Partia Socialiste kishte vetëm 12% gra, sot ka 40% gra, ndërsa sipas tij më e mira është që kjo forcë politike të ketë 51% gra.
“Dëgjova sot, vetëm me gratë po e mund Rama kënetën, por kaq shumë sa jeni ju sot këtu, gra dhe vajza për të dëshmuar përkushtimin tuaj në këtë betejë për historinë, bufi i kënetës nuk i mbledh dot burra e gra në të gjithë qarkun e Beratit. Por më shumë se çështje numrash kjo është çështje transformimi. Është transformimi që ka pësuar Shqipëria falë përfshirjes masive të grave dhe vajzave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes.
Shqipëria që ne trashëguam ki9shte një problem shumë të madh se qëndronte me një këmbë se nuk i kishte gratë dhe vajzat. Partia Socialiste kishte vetëm 12% gra, sot ka 40% gra, por ne nuk duhet të ndalemi këtu, në do ecim me vendosmëri deri sa në PS të kemi 50% nga dhe vajza. Madje unë besoj se më e mira është të kemi dhe një më shumë se burra dhe djem”,-tha Rama.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest