Basha takohet me Varhelyi në Rinas, pas bisedës komisioneri largohet drejt Kosovës
Mëngjesin e sotëm, komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi zhvilloi një takim në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas edhe me kryedemokratin, Lulzim Basha.
Ky i fundit ishte i shoqëruar nga ish-deputetja Jorida Tabaku dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, por këta të fundit nuk ishin të pranishëm në takimin me komisionerin.
Gazetarja Elona Gjylmi raportoi se pas takimit “kokë më kokë” me Bashën, z. Varhelyi u largua drejt Kosovës, ndërsa kryedemokrati nuk dha një deklaratë për mediat.
Ndërkohë, mësohet se nuk ka pasur një takim mes Bashës, Ramës dhe komisionerit të KE-së në ambientet e aeroportit edhe pse takimet kanë qenë të afërta në kohë.
Lexoni gjithashtu:
Varhelyi në Tiranë: 145 mijë vaksina donacion, Rama: KE promotor i solidaritetit për Ballkanin
Zgjedhjet e 25 prillit, Komisioneri Varhelyi: Presim rezultatin përfundimtar
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk