Ceremonia mortore në Vatikan/ Kush është kardinali që udhëheq sot funeralin e Papës

26 Prill 2025 | 10:58

Në një ceremoni të ndjerë në Sheshin e Shën Pjetrit, mijëra njerëz i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta më 21 prill në moshën 88-vjeçare, në Romë.

Riti i varrimit nisi me tingujt e këmbanave, ndërsa arkivoli me trupin e Atit të Shenjtë u vendos në shesh, përballë besimtarëve që e pritën me duartrokitje

Ceremonia mortore e Papa Françeskut po udhëhiqet nga Dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Kardinali Giovanni Battista Re. Në anën e djathtë të oborrit, pranë statujës së Shën Pjetrit, janë vendosur kardinalët, peshkopët dhe priftërinjtë.

91-vjeçari italian u shugurua në Dioqezën e Breshias në vitin 1957. Në vitin 2001, Papa Gjon Pali II e shpalli atë kardinal.

Ai u zgjodh si dekan i Kolegjit të Kardinalëve në vitin 2020 dhe Papa Françesku e zgjati mandatin e tij në shkurt të këtij viti.

Mori pjesë në konklava e prillit 2005, e cila zgjodhi Papa Benediktin XVI dhe në konklava e marsit 2013, e cila zgjodhi Papa Françeskun.

Ai është prift që prej 68 vjetësh, ipeshkëv prej 37 vjetësh, kardinal prej 24 vjetësh. Pesë vjet shërbim në dioqezën e Brescias, 8 vjet në diplomacinë pontifikale, 54 vjet në kurinë e Vatikanit. Biografia e kardinalit Giovanni Battista Re që përmbledhet në këto shifra është impresionuese.

Në Vatikan kanë mbërritur rreth 160 delegacione nga krerë shtetesh dhe qeverish nga mbarë bota për të nderuar figurën e Papa Françeskut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026