Konflikti pranë zyrës elektorale, reagon PSD e Tom Doshit

29 Prill 2025 | 16:15

Partia Socialdemokrate ka reaguar lidhur me konfliktin e ndodhur sot pranë zyrës elektorale të kësaj partie ku për pasojë u dëmtuan fasadat dhe xhamat e zyrës.

PSD bën me dije se konflikti nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin e kësj partie.

“Partia Socialdemokrate sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur këtë mesditë në rrugën “Ali Demi”, nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate.

Vendi ku ka ndodhur incidenti ndodhet pranë ambienteve tona, por asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin në fjalë. Dënojmë çdo akt dhune dhe presim që organet kompetente të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes”, thuhet në reagimin e PSD.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 pranë zyrës së PSD në zonën e Ali Demit.

Lidhur me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim dy persona babë e bir. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Arjan Telhallari dhe djalin e tij.

I biri mësohet se ka pasur një konflikt me persona që qëndrojnë pranë kësaj zyre elektorale dhe ka njoftuar të atin lidhur me këtë konflikt.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026