Tre të rinj të vrarë në Suedi, policia arreston një adoleshent si të dyshuar
Policia në Suedi ka arrestuar një adoleshent në lidhje me të shtënat me armë në qytetin lindor të Uppsalës të martën, ku mbetën të vdekur tre persona.
Personi i arrestuar është nën moshën 18 vjeç dhe oficerët po hetojnë mundësinë e lidhjeve me krimin dhe bandat, tha policia në një deklaratë.
Tre viktimat ishin të moshës midis 15 dhe 20 vjeç, tha policia në një konferencë për shtyp, por shefi i policisë së Uppsala-s, Erik Akerlund, tha se identitetet e tyre nuk janë konfirmuar ende “100%”.
Policia tha të martën se kishte marrë telefonata nga qytetarë të cilët raportuan se kishin dëgjuar shpërthime të forta që të kujtonin të shtënat me armë zjarri në Uppsalan qendrore, një qytet universitar i vendosur në veri të kryeqytetit Stokholm.
Fotot nga vendi i ngjarjes tregonin policinë jashtë një berberhaneje të quajtur “Shalom”.
“Gjithsej tre persona u gjetën të qëlluar dhe të vdekur brenda sallonit të flokëve”, u tha Akerlund gazetarëve pas sulmit.

Një zonë e madhe u rrethua nga policia ndërsa ata nisën një hetim.
Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet