Ngacmoi seksualisht të miturin, Prokuroria kërkon 6 vite burg për pedofilin në Berat

1 Maj 2025 | 10:40

Prokuroria e Beratit ka kërkuar një dënim prej 6 vitesh burg për Romeo Oçon, i akuzuar për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Sipas akuzës, më 25 nëntor 2024, Romeo Oço ka ngacmuar një të mitur, shtetasin me iniciale A.Gj., duke tentuar ta tërhiqte me forcë dhe kundër dëshirës së tij. I mituri, pas refuzimit të ngacmimeve, është tërhequr dhe çjerrë nga dora, ndërkohë që situata është ndalur vetëm kur babai i të miturit ka mbërritur në vendngjarje pas një telefonate urgjente nga i biri.

Nga akti i ekspertimit mjekoligjor, ka rezultuar se i mituri ka pësuar dëmtime nga një mjet i fortë mbrehës. I mituri ka treguar se ka lajmëruar të atin pasi ka vënë re se një burrë po e ndiqte nga pas dhe tentonte ta tërhiqte me forcë.

Prokuroria ka theksuar gjithashtu fjalorin ofendues dhe të papërshtatshëm që ka përdorur i akuzuari gjatë ngacmimeve, duke kërkuar nga djali i mitur të kryente marrëdhënie intime pa dëshirën e tij.

Në përfundim të hetimeve, prokuroria ka provuar se  Romeo Oço ka kryer krimin e ngacmimit seksual ndaj të miturit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026