EMRI| I dënuar nga Italia për vjedhje, kapet në Laç 34 vjeçari i një grupi kriminal

1 Maj 2025 | 10:24

Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale kanë kapur dhe arrestuar në Laç shtetasin Everest Aliu, alias Everest Veseli, 34 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Aliu ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Firencës me 6 vjet, 5 muaj e 22 ditë burgim për pjesëmarrje në një grup kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa në provincën e Firencës. Vjedhjet kishin ndodhur në vitin 2014, ku grupi i drejtuar nga Aliu kreu 12 vjedhje të tilla.

Në bashkëpunim me partnerët italianë dhe përmes strukturave homologe të Interpol, konkretisht Interpol Tirana dhe Interpol Roma, autoritetet shqiptare lokalizuan dhe arrestuan 34-vjeçarin me qëllim ekstradimin e tij në Itali.

Aktualisht, Interpol Tirana është në kontakte me homologët italianë për të finalizuar procedurat e ekstradimit të Everest Aliut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026

Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS

Elisa Spiropali ka njoftuar se ka dorëzuar zyrtarisht në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste mocionin për hapjen e një debati mbi “Marrëveshjen për Shqipërinë...
10:33 | 16/07/2026

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026