Shpërthimi me tritol në Elbasan, arrestohet pronari i banesës dhe nipi i tij

1 Maj 2025 | 14:39

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona në lidhje me shpërthimin në një apartament në qytetin e Elbasanit.

Burime nga policia bëjnë të ditur se është arrestuar në tentativë për t’u larguar drejt Greqisë pronari i apartamentit ku ndodhi shpërthimi, 43-vjeçari Arbër Pepa.

Ai dyshohet nga hetuesit se inskenoi shpërthimin me tritol në apartamentin e tij në qytetin e Elbasanit.

Përveç pronarit të apartamentit, policia ka arrestuar edhe nipin e tij, 18-vjeçarin E. T., pasi dyshon se të dy kanë organizuar vendosjen dhe më pas shpërthimin e eksplozivit në banesën e Pepës.

Nga burime policore thuhet se ka dyshime se vendosja e lëndës plasëse është bërë me qëllim që ngjarja të përdorej si arsye për të përfituar azil në vendet e BE-së.

Ata u arrestuan nën akuzat për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Arbër Pepa, i cili banonte në apartamentin ku ndodhi shpërthimi gjatë mbrëmjes së të mërkurës në Elbasan, u arrestua teksa tentoi të kalonte kufirin drejt Greqisë, së bashku me gruan dhe fëmijën ndërsa nipi i tij u kap në qytetin e Elbasanit.

Njoftimi i policisë

“Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Elbasan, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në mesnatë, në lagjen “Partizani”, organizuan punën për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, në kuadër të operacionin policor të koduar “Inskenimi”., u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorëve.

Po në vijim të operacionit u bë arrestimi për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, i shtetasve A. P., 43 vjeç, i zoti i banesës ku shpërtheu lënda plasëse dhe E. T., 18 vjeç, nipi i tij.

Shtetasi A. P., dyshohet se ka vendosur lëndë eksplozive para banesës së tij në bashkëpunim me nipin, shtetasin E. T., me qëllim përfitimin e azilit në një nga vendet e BE-së. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026