Grabiti dhe dhunoi shitësen e një dyqani, shpallet në kërkim 48-vjeçari në Sarandë
Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale J. K., 48 vjeç, i dyshuar për një ngjarje të rëndë që ndodhi një ditë më parë në lagjen nr. 2 të qytetit.
Sipas hetimeve paraprake, 48 vjeçari dyshohet se ka hyrë në një dyqan dhe nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë) ka grabitur me dhunë një shumë prej 60,000 lekësh nga shitësja, një vajzë 26-vjeçare. Më tej, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike mbi të dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë ndaj saj.
E reja ka pësuar dëmtime fizike si pasojë e agresionit dhe është ndihmuar menjëherë nga shërbimet mjekësore. Ndërkohë, Policia ka nisur një operacion intensiv për lokalizimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar.
Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore