Nga Korça në Tiranë mes kujtimeve dhe librave, historia e mësuese Zhuljetës

3 Maj 2025 | 18:27

Kamera e “Real People” me Flori Gjinin ishte këtë fundjavë në zonën e Ali Demit në Tiranë.

Personazh i emisionit të kësaj të shtune ishte mësuese Zhuljeta. Ajo ka qenë një mësuese letërsie e cila ka shkruar dhe shumë libra.

Mësuese Zhuljeta tregon historinë e jetës së saj që nga fëmijëria në Korçë, vitet shkollore, aspektet profesionale dhe martesën me bashkëshortin, një mjek, dhe më pas shpërnguljen drejt Tiranës.

Ajo thotë se emri i saj ka kuptim në lidhje me tragjedinë e Shekspirit, e cila sipas saj ishte fundi i trishtë i dashurisë.

“Emrin ma ka vendosur një mësues nga Boboshtica, një fshat shumë i kulturuar i Korçës. Ai ishte kumbari i familjes dhe e kishte lexuar librin ‘Romeo dhe Zhuljeta’, dhe ky emër ishte dëshira e tij që propozoi për mua, dhe jo si tradicionalisht që propozoheshin tre emra.”

“Jam lindur brenda qytetit të Korçës, familja ime është qytetare korçare, familje e thjeshtë zanatçinjsh. Babai im ka qenë bojaxhi dhe ka qenë ai që i bënte të bukura shtëpitë me lule, ka qenë art dekor që e kishte mësuar me zografët. Unë doja mjekësinë, ndërsa bëra kërkesa për mjekësi, letërsi, farmaci dhe arkitekturë.”

“Që e vogël shkoja në bibliotekë, që ishte vendi më i shenjtë për ne, por dhe sot vijoj të kem dëshirë të lexoj libra, por janë pak të shtrenjtë në kohët e sotme dhe mbetet për t’u parë dhe cilësia e tyre.”

“Bashkëshorti ka qenë mjek patolog, një nga mjekët më të mirë, ka shërbyer në Maliq dhe ka qenë dhe human, ai ka qenë mjek dhe për mua, njerëzit na vinin në mes të natës me fëmijët e sëmurë që i vizitonte dhe e kam parë dhe vetë shërbimin e përsosur që bënte. Në Tiranë erdha me dëshirën e një lëvizjeje të domosdoshme pasi në Maliq kishim vajtur nga Korça për arsye të punës. Nuk kam ndejtur ndonjëherë pa punë, nuk kam munguar asnjëherë, dhe kur isha e sëmurë. Në Maliq vajta në moshën 30-vjeçare dhe tani po bëj 20 vjet në Tiranë, por në të gjitha vendet kam kujtime shumë të bukura.”

Ajo thotë se i ka kushtuar një libër dhe babait të saj, i cili ka qenë një nga ungjillorët e parë në Korçë. Ndërsa për një libër tjetër, “Lajme mëngjesi”, ajo thotë se ideja i lindi në aeroportin e Vjenës, ku pa djem të rinj të veshur me të gjithë bagazhin e luftës, dhe serjozitetin e tyre duke ecur mes aeroportit.

“Ajo që më bëri përshtypje ishte se, kur u ktheva, më mbeti në mend ata djem të rinj të bukur me fytyrë të pastër, por që pas tyre qëndronte fati i luftës. Ishin ditët para luftës në Ukrainë.”

Ajo thotë se gjatë kohës së COVID-it, vdiq bashkëshorti i saj, dhe se e ka vuajtur shumë këtë humbje, dhe këtë e ka shprehur dhe në vargje në një poezi të titulluar “Nëntori i parë pa ty”.

Në fund, ajo dha një mesazh: “Jeta e njeriut është takim njerëzish, kujtimesh, brezash, eksperiencash. Ta duam tjetrin si veten.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026