Gara për titull në Itali, Napoli ruan diferencën duke mbetur më afër trofeut

4 Maj 2025 | 18:43

Gara për titull në kampionatin Italian vijon të jetë emocionuese, me Napolin që është vetëm 3 përballje larg fitimit të trofeut, ndërsa po ruan diferencën me zikaltrit e vendit të dytë.

Të shtunën të dyja skuadrat arritën të marrin fitore me rezultat minimal, aq sa vlen për marrjen e 3 pikëve. E para ishte skuadra e Antonio Contes e cila likujdoi Lecce-n në transfertë, me përballjen që u mbyll në shifrat 0-1.

Goli u shënua nga Raspadori në minutën e 24, por më herët napoletanëve iu anullua një gol me autor belgun Lukaku. Kaq mjaftoi dhe Napoli mori 3 pikë të cilat janë shumë të vlefshme në këtë pikë të garës, pasi mbeten dhe 3 sfida deri në përfundim.

Në mbrëmje Interi bëri detyrën, ndërsa lojtari që vulosi takimin ishte Kristjan Asllani që realizoi me penallti. Mesfushori shqiptar shënoi në minutën e 9-të, ndërsa trajneri Simone Inzaghi provoi rotacionin për faktin se në mesjavë luan duelin decizivChampions përballë Barcelonës. Napoli numëron 77 pikë në krye të klasifikimit, i ndjekur nga Interi me 74, teksa të dyja nuk rrezikohen nga skuadrat e tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026