Pamje të rënda/ Momenti kur makina përplas efektivin e policisë në Peshkopi
Euronews Albania ka siguruar pamjet e aksidentit, ku një shofer i dehur përplasi me makinën e tij një punonjës të policisë në Peshkopi.
Në pamjet e siguruara, shihet punonjësi i policisë, i cili po ecte në trotuar, me shpinë nga makina, ndërkohë që mjeti, i cili po vinte me shpejtësi, doli nga rruga dhe e përplasi efektivin.
Efektivi, i identifikuar me inicialet V.Gj., është transportuar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë ndërkohë shoferi i automjetit i cili dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit është shoqëruar në Komisariat.
Policia njofton se ka arrestuar shtetasin A.Sh. (M), 27 vjeç, banues në Dibër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Nga aksidenti ka mbetur i lënduar edhe një 20-vjeçar, i cili po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Peshkopisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 18:30, në kryqëzimin e Velias, në Peshkopi.
Shoferi 27-vjeçar ka qenë duke drejtuar një automjet tip “Golf” dhe dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga ku ka përplasur një person dhe më pas ka përfunduar në hyrjen e një dyqani.
Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid