Kurti e ftoi të bëhej pjesë e qeverisë, Abdixhiku njofton qëndrimin e LDK
Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të hyrë në koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje. Në vend të kësaj, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka propozuar formimin e një qeverie tranzicionale, e cila do të funksionojë deri në zgjedhjen e presidentit të ri në vitin 2026.
Në një konferencë për media të martën, Abdixhiku theksoi se vendi ndodhet në krizë dhe se është e nevojshme të nisë një proces i ri politik për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse, me emra unifikues dhe konsensualë.
“Në përputhje me këtë, LDK propozon nisjen e një procesi të ri politik. LDK propozon nisjen e këtij procesi konsultativ me të gjitha partitë politike shqiptare, me qëllim formimin e Qeverisë nacionale të tranzicionit. Një qeveri me afat të caktuar deri në zgjedhjen e presidentit të ri. Për këtë si kryetar i LDK-së jam i gatshëm të takohem me të gjitha partitë politike shqiptare, te ndihmoj në këtë proces dhe ftoj dhe zotin Kurti si dhe liderët e tjerë një takim të radhës kurdo që e shohin të arsyeshme”, tha Abdixhiku.
Ai bëri të ditur se ka kontaktuar të gjithë liderët e partive politike shqiptare për këtë iniciativë dhe se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tashmë e ka pranuar këtë propozim.
“I kam njoftuar të gjithë liderët e partive politike shqiptare dhe më pas do të jetë çështje e partive ndaras se çfarë do të thonë. Zoti Haradinaj sapo më shkroi pas dhe pranoi një ide të tillë”, theksoi ai.
Abdixhiku, ka shprehur edhe gatishmërinë për zgjedhje të jashtëzakonshme nëse të gjitha partitë janë të gatshme.
“Jemi në krizë, kuptojeni këtë dhe partia e parë nuk ka zgjidhje për krizë, ka tendencë bllokuese, ne po ofrojmë dhe po shohim një rrugë të zgjidhjes drejt kësaj rruge. Zgjedhjet nuk përjashtohen, nëse janë të gatshëm dhe për zgjedhje, shkojmë edhe në zgjedhje”, tha Kurti.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në të cilën thuhej se janë të interesuar për koalicion qeverisës.
Kurti në këtë letër e pranon se 61 vota përveç formimit të qeverisë, duhet t’i ketë edhe për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
“Si kryetar i LVV-së dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike me LDK-në. Ne sigurisht që kemi dallime në bindje politike e në politikat qeverisëse, por koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime, duke vendosur të drejtat dhe nevojat e shtetit dhe të qytetarëve si prioritet”, thuhet në letrën e Kurtit.
LEXONI GJITHASHTU:
Serbia arreston në kufi 73-vjeçarin nga Kosova për krime lufte, familjarët hedhin poshtë akuzat
Prokuroria Speciale ngre aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve serbë për krime lufte kundër shqiptarëve
Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret