GJKKO ndan dosjen “Metamorfoza”, pranon pjesërisht kërkesën për gjykim të shkurtuar

7 Maj 2025 | 16:28

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të ndajë çështjen penale për dosjen e njohur si “Metamorfoza”, duke pranuar pjesërisht kërkesën për gjykim të shkurtuar.

Me vendim të trupit gjykues të përbërë nga Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka, janë ndarë për t’u gjykuar me procedurë të zakonshme të pandehurit Pwllumb Gjoka, Edmond Preka dhe Behar Brajoviç, për shkak të akuzave më të rënda që rëndojnë mbi ta.

Ndërkohë, për ish-prokurorin Xhevahir Lita, Ardit Hasanbegajn, Astmer Bilalin dhe ish-shefin e Operacionales, Oltian Bistri, gjykata ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar, duke lehtësuar procedurat ndaj tyre.

Seanca e radhës është caktuar për datën 19 maj, ora 15:00, ku Prokuroria e Posaçme pritet të paraqesë konkluzionet përfundimtare për të akuzuarit që po gjykohen me procedurë të shkurtuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026