Eksperti: Për gjetjen e 29-vjeçarit në Burrel duhen pajisje specifike e qen gjurmues

7 Maj 2025 | 18:59

I ardhur nga Kosova në ndihmë të autoriteteve shqiptare për kërkimin e 29-vjeçarit shqiptar të zhdukur pas shembjes në zonën e Qafë-Burrelit në Klos, Deni Hameli, kryetari i ekipit të shpëtim-kërkimit malor në Kosovë foli në një intervistë për emisionin People në Euronews Albania.

Hameli tha se ka dy ditë që ndodhet në terren për të ndihmuar në operacionin e kërkimit ndërsa shtoi se operacioni është shumë i vështirë për shkak të rrezikshmërisë së lartë në zonë dhe mundësive për rrëshqitje të tjera, të cilat do të vinin në rrezik jetën e ekipit të kërkimit.

Sipas tij, për kërkimet në këtë rast janë të nevojshme pajisje specifike dhe qen gjurmues, pasi terreni është shumë i vështirë dhe i rrezikshëm.

“Sapo mbërritëm aty, kuptuam se incidenti ishte i përmasave të mëdha dhe përtej pritshmërive tona. Perimetri i rrëshqitjes ishte rreth 5 kilometra, dhe gjithë inertet e nxjerra nga miniera e kromit kishin krijuar një ortek të madh. Në zonën ku ndodhi ngjarja kishte edhe dy pellgje uji që paraqesin rrezik për rrëshqitje të mëtejshme,” – u shpreh Hameli.

Ai shtoi se ndërhyrja në këtë terren është e pamundur pa një zgjidhje të dytë teknike, që përfshin largimin e ujit me pompa dhe ndërtimin e një argjinature për të parandaluar rrëshqitje të tjera.

“Nga vëzhgimi i zonës nuk është parë as ekskavatori me të cilin punonte 29-vjeçari. Bëmë disa shpime me mjete të posaçme, por pa rezultat. Rrëshqitja ka qenë aq e fuqishme, sa mund të kishte shkatërruar edhe një qytezë, nëse do të ndodhej përballë saj,” – tha ai.

Hameli theksoi nevojën për përdorimin e pajisjeve të sofistikuara për kërkim në terren të vështirë, si qen gjurmues apo aparatura me sonarë dhe rreze speciale, por tha se ekipi i tyre nuk i posedon këto mjete.

“Jemi në komunikim me autoritetet për të kërkuar ndihmë nga ndonjë shtet tjetër që mund të disponojë pajisje të tilla,” – përfundoi ai.

Kujtojmë se incidenti ndodhi para pesë ditësh, kur 29-vjeçari Ardit Beshiri po punonte me ekskavator në stokun e fabrikës së kromit. Çarja e papritur e rezervuarit dhe vërshimi i ujërave dhe inerteve e zuri të riun bashkë me mjetin që drejtonte.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026