Lëvizja ‘Bashkë’ në fushatë, Qori: Këtë vit qytetarët kanë më shumë frikë…
Kryetari i Lëvizjes ‘Bashkë’, Arlind Qori, ka ndarë në një intervistë për Euronews Albania vështirësitë dhe impresione që ka pasur gjatë kësaj fushate elektorale. Sipas tij, një nga sfidat më të mëdha është frika që qytetarët ndjejnë, e cila ka pësuar një rritje të ndjeshme krahasuar me dy vjet më parë.
Ai përshkroi situatën ku gjatë takimeve me qytetarët, shumë prej tyre refuzojnë të fotografohen për shkak të frikës se mund të përballen me pasoja negative, si humbjen e vendit të punës.
“Ajo çfarë më ka bërë përshtypje për keq është se qytetarët kanë më shumë frikë nga çfarë kanë pasur para dy vjetësh. Nga e dalloj unë? Ne shkojmë në treg, flasim me njerëzit dhe një nga shokët tanë bën një foto që ta reklamojë. Sot në Shqipëri, ka më shumë njerëz që thonë: Votën ta jap mbështetjen e ke mos na nxirr në foto se na hiqen fëmijët nga puna. Sot këtë gjë e ndjej më shumë se në 2023-shin.
Përshtypje për mirë më ka bërë fakti se edhe mbështetja është më e madhe. Nisur nga një kategori sociale. Kemi mbështetje nga shtresa sociale mjaft të madhe, nisur nga punëtorët, pensionistët, shtresa e mesme.
Pak kujt i shko mendja që të jetë makina e policisë, ti bien borisë, dhe të sinjalizojnë me gisht që do të të votojmë ty, disa herë kjo gjë
Nisur kjo edhe nga raste konkrete, e vërej këtë gjë sepse Lëvizja ‘Bashkë’ ka arritur të ketë një fizionomi politike krejt të qartë, të njerëzve që kërkojnë të mirën publike dhe që mbajnë qëndrime serioze për disa çështje”, tha Qori.
Në lidhje me sfidat financiare të fushatës, Qori theksoi se shpenzimet kanë qenë minimale, pa shpenzime të tepruara.
“Sa i përket sfidave dhe vështirësive, mund të them se është edhe çështja e shpenzimeve edhe pse ato janë minimale. Ne kemi bërë një fushatë tejet modeste. Nga postimi në facebook i Lëvizjes Bashkë, janë sponsorizuar këtë muaj diku 500 dollarë në total”, shton Arlind Qori.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia