Ka rënë apo jo “non grata” për Berishën? Koka: De facto po, ja kur bie edhe de jure
Gazetari Bledar Koka ishte këtë të enjte në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka komentuar deklaratën e DASH për gazetarin Marco Caputo në lidhje me “non gratën” e vendosur ndaj Sali Berishës.
Sipas tij sanksinimi i Sali Berishës nuk ka qenë një sanksionim i një politikani, por një “vulë turpi” për Shqipërisë.
“Ky është akti i dytë në pesë muaj që administrata amerikane e Trump dhe Rubio kanë marrë sa i përket politikës së “non gratave”. Rasti i parë ishte ai me zyrtarin hungarez dhe rasti i dytë në trajtimin e “non gratave” është ky me Berishën.
Kjo është një njohje e gabimit të madh që është bërë nga administrata dhe që ne e kemi thënë të gjithë, dhe sot është konfirmimi që “non grata” ka rënë de facto, por “de jure” akoma jo. Nuk ka rënë “de jure” sepse në optikën dhe vizionin e Sekretarit Rubio, politika e “non gratave” synon të rishikohet e tëra dhe të zëvendësohet nga një mekanizëm tjetër politik”, tha gazetari Koka.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset