PD mbyll sot fushatën, Berisha: Në 12 maj jemi mazhoranca e re

9 Maj 2025 | 11:40

Partia Demokratike përmbyll sot fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa lideri i saj, Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu i bëri thirrje diasporës të marrë pjesë në zgjedhje.

Berisha u tregua entuziast se në 12 maj, pas zgjedhjeve opozita që ai drejton do të jetë mazhoranca e vendit dhe këtë sipas tij e ndjen edhe kryeministri.

“Kjo do të jetë konferenca e imja e fundit si kryetar opozite pas 11 maj kjo opozitë do të bëhet mazhorancë e vendit. Kjo është ndjesia më reale tek njerëzit, por në mënyrë më të frikshme e ka ndjerë Edi Rama”,  tha Berisha.

I pyetur për impaktin e këshilltarit amerikan të PD, në fushatën e këyre zgjedhjeve Berisha u përgjigj:

“Chris LaCivita është faktor madhor i kësaj fushate dhe i fitores së 11 majit”.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026