Vizita e Vuçiç në Moskë, Gërvalla kërkon nga BE gjuhë të ashpër ndaj Serbisë
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla kërkoi nga Bashkimi Evropian gjuhë “të qartë dhe të ashpër” ndaj Serbisë, pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç po zhvillon vizitë në Rusi.
Ajo tha para mediave të premten, më 9 maj, se blloku duhet të heqë dorë nga “politika e ledhatimit” e cila sipas saj ka dështuar me Putinin dhe njësoj do të ndodh me Vuçiçin.
“Fakti që sot presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ndodhet në Moskë edhe krahë për krahë me diktatorin Putin demonstron solidaritetin dhe miqësinë e tyre, është një situatë në të cilën bëjmë thirrje që BE të heqë dorë nga politika e ledhatimit e cila ka dështuar që me Putinin, edhe e cila është e destinuar të dështojë edhe me Vuçiçin. Kërkojmë nga BE që të përdorë një gjuhë të qartë, një gjuhë të ashpër, dhe të dënojë jo vetëm këtë vizitë, por edhe të dënojë të gjitha aktet e sulmet që Serbia i bënë ndaj popujve fqinje“, tha Gërvalla.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk