Finale angleze në Europa League, sukses edhe në Conference League

9 Maj 2025 | 14:07

Europa League këtë sezon mund të konsiderohet një sukses i madh për futbollin britanik, pasi finalja do të jetë mes dy ekipeve nga ishulli. Manchester United dhe Tottenham do të përballen në finalen e madhe, duke konfirmuar se trofeu do të mbetet në Premier League. Të dy ekipet siguruan kualifikimin pa probleme në gjysmëfinale, duke treguar dominim të plotë.

Manchester United, i udhëhequr nga Ruben Amorim, mundi Bilbaon edhe në ndeshjen e kthimit në shtëpi me rezultatin 4-1, duke përmbyllur gjithçka me një kualifikim të lehtë 7-1. Golat u shënuan nga Casemiro, Hojlund dhe një dopietë e Mount, teksa spanjollët kaluan të parët në avantazh me Jauregizar. Pjesa e dytë ishte një dominim i plotë për djajtë e kuq, të cilët tani kërkojnë të rikthehen në majën e Europës.

Tottenham, nga ana tjetër, mposhti Bodo Glimt 2-0 në Norvegji. Ekipi i Postecoglu nuk pati shumë vështirësi, duke siguruar kualifikimin me rezultatin 5-1 në total. Golat u shënuan nga Solanke dhe Pedro Porro në pjesën e dytë, duke vulosur fitoren për londinezët. Tani, Tottenham do të ndeshet me Manchester United në finale, me këta të fundit që konsiderohen si favoritë për të fituar trofeun.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026