“El Clasico”, caktohet gjyqtari i supersfidës mes Barcelonës dhe Real Madridit
Të dielën, në stadiumin “Lluis Companys”, do të luhet një nga ndeshjet më të shumëpritura të futbollit botëror – “El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madridit, e vlefshme për javën e 34-të në La Liga.
Në një moment kyç për fatin e kampionatit, ku të dyja skuadrat janë jashtë Ligës së Kampionëve dhe përqendrohen plotësisht te titulli në Spanjë, është caktuar edhe gjyqtari kryesor i takimit.
Federata Spanjolle e Futbollit ka konfirmuar se sfida do të drejtohet nga Alejandro Jose Hernandez.
Hernandez, 42 vjeç, ka një përvojë të konsiderueshme në ndeshjet e nivelit të lartë dhe ka gjykuar më parë tre herë “El Clasico”. Ai ka vendosur drejtësinë në përballjen e vitit 2016, ku Barcelona triumfoi 2:1 në “Santiago Bernabéu”. Po ashtu, në vitin 2018 ndeshja përfundoi 2:2, ndërsa një vit më vonë, në 2019, përballja u mbyll pa gola, 0:0.
Ky do të jetë “El Clasico” i katërt për gjyqtarin spanjoll, i cili gëzon vlerësim të lartë nga institucionet e futbollit spanjoll për profesionalizmin dhe objektivitetin e tij.
Takimi pritet të nisë në orën 16:15 dhe do të jetë vendimtar për ecurinë e sezonit, duke qenë se diferenca në pikë mes dy ekipeve është minimale dhe çdo rezultat mund të peshojë rëndë në garën për titull.

LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve