Akuzat për blerje votash në Korçë, policia: Në video nuk ka veprime të paligjshme
Policia e Korçës ka reaguar në lidhje me dy video të publikuara nga kandidati i PD-së për Korçën, Edmond Spaho, ku pretendohej se një kandidat i PS-së ka ofruar shuma parash në këmbim të votave të banorëve të fshatit Podgorie-Maliq.
Sipas policisë, nga analizimi i videove nuk u konstatua ndonjë veprim i kundraligjshëm që ka të bëjë me shitblerjen e votave.
Policia njofton se ka proceduar një 34-vjeçar, i cili ka kryer videon, duke e akuzuar atë për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Policia thotë se, pas verifikimeve, ka proceduar penalisht nën akuzat për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” shtetasin A.P., 34 vjeç, banues në Podgorie, Maliq, me precedentë të mëparshëm kriminalë dhe i dënuar për vepra penale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe krimeve kundër personit.
Sipas policisë, shtetasi A.P. ka refuzuar vënien në dispozicion të Policisë për ekspertimin e pajisjes me të cilën ka kryer këtë regjistrim, duke u bërë shkak për pengimin e hetimeve të mëtejshme nga strukturat ligjzbatuese.
“Nga veprimet hetimore të kryera, kontrollet dhe deklaratat e marra nga shtetasit që shfaqeshin në këto pamje dhe kandidatit për deputet, shtetasit A.J., nuk u konstatua ndonjë veprim i kundraligjshëm që ka të bëjë me shitblerjen e votave. Gjithashtu, nga analiza e pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, rezulton se shtetasi A.P. ka qenë personi që ka kryer regjistrimin audio-video i cili ka refuzuar vënien në dispozicion të Policisë për ekspertimin e pajisjes me të cilën ka kryer këtë regjistrim”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
Kujtojmë që këto dy video u pulbikuan nga kandidati i PD-së për Korçën, Edmond Spaho.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid