Dy qarqet e vetme në veri që kryeson PD, “surprizon” PSD në Kukës
Sipas të dhënave të deritanishme nga procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike, me koalicionin Aleanca për Shqipërinë Madhështore kryeson vetëm në dy qarqe të veriut të vendit, në Shkodër dhe Kukës.
Në qarkun e Shkodrës, nga 179 qendra votimi të numëruara nga gjithsej 405, PD-ASHM është në krye me 16.938 vota, që përbëjnë 40.57% të totalit. Partia Socialiste mban vendin e dytë me 14.707 vota (35.23%).
Interes shfaq edhe rezultati i Partisë Socialdemokrate (PSD), e cila ka 8070 vota ose 19.33%, duke u renditur forca e tretë politike në këtë qark.
Ndërsa subjektet e tjera rezultojnë me mbështetje më të kufizuar.
Rezultatet e përkohshme në Shkodër janë si më poshtë:
- PD – ASHM – 16.938 vota (40.57%)
- PS – 14.707 vota (35.23%)
- PSD – 8.070 vota (19.33%)
- KEA – 667 vota (1.60%)
- MUNDËSIA – 478 vota (1.15%)
- NISMA – SHB – 541 vota (1.30%)
- BASHKË – 217 vota (0.52%)
- AKSH – 46 vota (0.11%)
- LA – 35 vota (0.08%)
- DZH – 34 vota (0.08%)
- ADR – 12 vota (0.03%)
Në qarkun e Kukësit, ku janë numëruar78 qendra votimi nga 139, PD–ASHM ka siguruar një fitore të qartë me 10.351 vota ose 51.79%, duke lënë pas PS me 6.342 vota (31.73%).
Rritje të konsiderueshme ka shënuar edhe këtu Partia Socialdemokrate (PSD), e cila ka marrë 2.886 vota, ose 14.44%, duke e konsoliduar pozicionin e saj si një nga surprizat e këtyre zgjedhjeve në këtë qark.
Rezultatet për Kukësin janë si më poshtë:
- PD – ASHM – 10.351 vota (51.79%)
- PS – 6.342 vota (31.73%)
- PSD – 2.886 vota (14.44%)
- NISMA – SHB – 122 vota (0.61%)
- MUNDËSIA – 117 vota (0.59%)
- KEA – 54 vota (0.27%)
- BASHKË – 59 vota (0.30%)
- AKSH – 31 vota (0.16%)
- DZH – 15 vota (0.08%)
- LA – 7 vota (0.04%)
- ADR – 2 vota (0.01%)
LEXONI GJITHASHTU:
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)