KZAZ nuk merr vendim për numërimin e votave nga Greqia, çështja i kalon KQZ
Komisioni i Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nuk ka marrë një vendim për vijimin e numërimit të votave të diasporës nga Greqia, duke ia lënë kështu këtë përgjegjësi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Partia Socialiste i është drejtuar me një kërkesë zyrtare KQZ-së, duke kërkuar marrjen e masave për të vijuar në mënyrë të rregullt procesin e numërimit dhe vlerësimit të zarfeve “B” të kontestuara nga grupet e numërimit. PS thekson se mungesa e vendimmarrjes nga KZAZ po pengon përparimin e procesit dhe kërkon që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, të marrë një vendim për të garantuar përmbylljen e numërimit në përputhje me udhëzimet ligjore.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike kërkon nga KQZ qartësi dhe transparencë duke i kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të sigurojë dokumentacionin teknik dhe ligjor që vërteton se votat e diasporës janë marrë dhe dorëzuar nga vetë zgjedhësit. PD ngrit shqetësime serioze për integritetin e procesit dhe akuzon Partinë Socialiste për manipulime gjatë numërimit.
Në këtë kontekst, çështja e vijimit të procesit të numërimit të votave të diasporës nga Greqia mbetet e pazgjidhur, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret nga Komisioneri Celibashi.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

