Iljazaj: E vetmja mënyrë për të organizuar Samit është të mbyllësh brenda qytetarët

15 Maj 2025 | 21:47

Këtë të enjte në Euronews Albania u diskutua mbi 16 majin teksa pritet të mbahet Samiti i Komuniteti Politik Europian, por në të njëjtën kohë edhe protesta e paralajmëruar nga opozita, një thirrje e tyre ndaj zgjedhjeve të cilat PD pretendon të jenë të vjedhura.

Ervis Iljazaj u ndal në çështjen se Tirana, duhet të ketë ndryshime në infrastrukturën e saj pasi me këto kapacitete nuk mbahen evente të tilla të mëdha si Samitet me pjesmarrje ndërkombëtare.

Ai shton se e vetmja rrugë me kushtet aktuale, është që të mbyllin qytetarët brenda.

“Nuk besoj që madhësia apo fuqia e protestës së opozitës për teorinë e vjedhjes së votës që ata kanë, varet nga Samiti.

Nga ana tjetër, sa i përket organizimit të Samitit, Tirana nuk ka kapacitete logjistike dhe infrastrukturore për të organizuar Samite të tilla. Sigurinë  e këtyre liderve, e siguron Shqipëria në një farë mënyre por agjencitë sekrete të këtyre shteteve kanë diku dy javë që janë këtu dhe kanë imponuar rregullat e tyre. E gjykoj që fatkeqësisht e vetmja mënyrë është që të na mbyllin brenda sepse nuk ka rrugë alternative tjetër, nuk bëhet dot ndryshe, ose nuk do ti organizonin fare.

Duhet të vëmë në balancë a është mirë kjo për Shqipërinë, kjo sakrificë. E vetmja mënyrë për të organizuar Samit të tillë është që të mbyllë Tiranën.

Kur bëhen samite ndërkombëtare në qytete të tjera, nuk bëhen në qendër në zemër të qytetit, kanë infrastrukturë tjetër, kjo do të thotë që Shqipëria duhet të ngrejë infrastrukturën e saj. Duhet të ketë  një institucion që merret me këto samite diku në periferi sepse në qendër të Tiranës nuk bëhet dot përveç bllokimit”, tha Ervis Iljazaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026