“Më pak lindje, më shumë vdekje”, INSTAT publikon të dhënat
Shqipëria vijon të regjistrojë gjithmonë e më pak lindje nga viti në vit. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2025, lindjet shënuan rënie me 14,1%, ndërsa vdekjet u rritën me 5,8%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024.
Shtesa natyrore për këtë periudhë është negative, me 883 persona më pak, në një kohë që në vitin 2024 ajo ishte pozitive, me 1.208 lindje më shumë se vdekjet.
Ekspertët e statistikave bëjnë me dije se në 3 muajt e parë të vitit në të cilin ndodhemi, qarku me më shumë lindje është Tirana, me 1.750, ndërsa më pak lindje janë regjistruar në Gjirokastër, ku kanë ardhur në jetë vetëm 76 bebe.
Sipas raportit të INSTAT, në vitin 2025 të gjitha qarqet regjistruan rënie, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Rënia më e vogël u regjistrua në Berat, me 4,0%, dhe më e madhja në Kukës, me 22,9%.
E kur flasim për fatalitete, INSTAT informon se kryeqyteti është sërish në krye të listës, me 1.423 vdekje në 3 muajt e parë të 2025, dhe Kukësi në fund me vetëm 123 vdekje.
Nëse do ta krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit 2024, shohim se Dibra është qarku që ka shënuar rënien më të madhe të vdekjeve në 3 muaj.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet