E paprecedentë/ Demokratët në protestë sulmojnë gazetaren e Euronews Albania
Ndërkohë që po zhvillohet protesta e opozitës, disa nga deputetët e Partisë Demokratike kanë refuzuar të flasin për kamerën e Euronews Albania ndërkohë që media ka shkuar për të pasqyruar protestën.
Është e paprecedentë ndërkohë që shkon për të pasqyryar një protestë të tyre, për të ngritur edhe shqetësimet që demkratët kanë, gazetarët sulmohen nga eksponent politik dhe pjesëmarrës në protestë.
I pari ishte deputeti demokrat Edi Paloka i cili i kërkoi gazetares Sara Demushi të mos e intervistojë, e madje i kërkoi asaj largimin e kamerës. Pas tij në mënyrë të ngjashme reagoi edhe Aldo Bumçi i cili u shpreh se nuk u pyet nëse donte të fliste për Euronews Albania, ndaj nuk pranoi të fliste.
Pas reagimeve të tyre, situata u tensionua dhe disa pjesëmarrës në protestë tentuan të mbulonin pamjen e kamerës së Euronews Albania, e madje kanë ofenduar gazetaren e cila u është afruar për të kuptuar e për të bërë mediatike shqetësimet e tyre.
Gjithashtu Klevis Balliu ka pasur një qasje jo pozitive ndaj gazetares Sara Demushi, duke i thënë se mund të qëndrojë në protestë por nuk mund të prekë qytetarët, ndërkohë që pjesëmarrësit në protestë kanë qenë ata të cilët kanë kërkuar largimin e medias duke tentuar edhe ti bllokojnë pamjen kamerës.
“Bëni sa pyetje të doni por mos i prekni më me dorë qytetarët”,-tha Klevis Balliu, ndërkohë që kanë qenë demokratët në protestë ata që siç mund ta ndiqni dhe në video, që kanë shtyrë operatorin duke mos e lejuar të filmojë.
Balliu madje ka pretenduar se drejtimi i kamerës nga operatori është dhunë ndaj qytetarëve, ndërkohë që gazetarja dhe operatori janë penguar gjatë gjithë kohës të kryejnë punën e tyre.
Edi Paloka gjithashtu ka reaguar ashpër ndaj gazetares duke e akuzuar se ajo mban yllin e Ramës duke ju referuar badge te samitit që po zhivllohej në të njëjtën kohë pak metra më larg. Paloka madje ia tërhoqi badge gazetares, e cila ka qenë duke bërë punën e saj duke raportuar për Euronews fillimisht te Samiti, e më pas te protesta.
LEXONI GJITHASHTU:
Malkaj debat me përfaqësuesin e PS: Kudo që ka protestë do jem aty, Muharremi: Qytetarët kanë zgjedhur vizionin tonë
Nga ironia te kritikat, pankartat pikante në ditën e 7-të të protestës
Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, në thirrjet e qytetarëve brohoritet për të drejtat e tyre
- 22:24 Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për marrjen e kapaciteve kompjuterike
- 22:21 Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
- 22:20 Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus
- 22:09 Malkaj debat me përfaqësuesin e PS: Kudo që ka protestë do jem aty, Muharremi: Qytetarët kanë zgjedhur vizionin tonë
- 22:00 Shqipëria humbet edhe miqësoren e dytë nën drejtimin e trajnerit të ri, Luksemburgu fiton në Tiranë
- 21:14 I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i pajetë studenti amerikan