Zhbllokohet situata/ Hapen kutitë me votat e emigrantëve nga Greqia, nis numërimi
Ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune hapja e kutive të votimit të diasporës nga Greqia, pas vendimit të dhënë të premten nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili urdhëroi nisjen e numërimit të votave të ardhura nga emigrantët shqiptarë në shtetin grek.
Kutitë e votimit nga Greqia kishin mbetur të bllokuara që prej së dielës, si pasojë e ankesës së Partisë Demokratike, e cila pretendon se ka pasur manipulime në këtë proces.
Votat e ardhura nga Greqia janë gjithsej rreth 53 mijë, ndërsa qarku i Tiranës është i pari që u hap dhe ka filluar të numërohet ndërsa përfaqësuesit e PD nuk po shprehin kundërshti për momentin.
Në sallën e numërimit të votave në Parkun Olimpik në Tiranë këtë të shtunë, janë parë edhe Ulsi Manja i PS-së dhe Agron Gjekmarkaj i PD-së, të dy drejtues politik, duke ndjekur numërimin e votave të diasporës për qarkun e Lezhës.
Partia Demokratike ka ankimuar vendimin e Celibashit pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), duke kërkuar pezullimin e procesit, por deri në një vendim të KAS-it, numërimi vijon.
Nis hapja e kutive për Diasporën e Greqisë
Ka nisur hapja e kutive të zarfeve që kanë brenda votën e diasporës nga Greqia. Kjo, pas vendimit që mori ditën e djeshme kreu i KQZ Ilirjan Celibashi. Qarku i Tiranës, do të numërohet i pari. pic.twitter.com/Xi795x9S3w— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) May 17, 2025
Nis numërimi i votave të Greqisë! Asnjë kundërshti nga numëruesit e PD! pic.twitter.com/Y77X7ZnOJk
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) May 17, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta