Reali transferon mbrojtësin spanjoll në garë me Barcelonën për Guehi

17 Maj 2025 | 16:48

Reali i Madridit e ka nisur më herët se ç’duhet merkaton e transferimeve, ku ka zyrtarizuar futbollistin e parë që do të zbarkojë në Bernabeu.

Një mbrojtës është ai që ngre siparin e kësaj vere për klubin madrilen, konkretisht Dean Huijsen i cili merkaton e shkuar u bë pjesë e Bournemouth në Premier Leaguen angleze. 20-vjeçari i kushtoi plot 50 milionë euro arkave të klubit, ndërsa ka firmosur një kontratë deri në vitin 2030.

Qendërmbrojtësi shtatlartë vlerësohet maksimalisht për fizikun e tij e pritet të sjellë më tepër siguri në prapavijë, e me gjasa kjo lëvizje do të shoqërohet me largime nga kampi mbretëror. Largimi i Ancelottit dhe ardhja e Xabi Alonsos pritet të sjellin një sërë ndryshimesh në skuadër e asnjë lojtar nuk e ka vendin të sigurt. Sidomos reparti difensiv, pasi priten të tjera prurje, e një prej kandidatëve është Marc Guehi.

Britaniku është një nga lojtarët e preferuar, por për ta sjellë në Bernabeu duhet mposhtur konkurrenca me Barcelonën, pasi edhe katalanasit dëshirojnë transferimin e tij. 24-vjeçari e ka nisur karrierën te Chelsea, ndërsa aktualisht mban veshur fanellën e Crystal Palace që prej vitit 2021, ndërsa ka luajtur dhe për kombëtaren e 3 luanëve.

45 milionë euro vlen kartoni i tij, një shumë që mund të paguhet lehtësisht nga 15 herë fituesit e Champions League, por mbetet për tu parë nëse do të ketë reagim nga rivalët e përjetshëm, Barcelona.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026

Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”

Federata Italiane e Futbollit ka bërë një përpjekje konkrete për të bindur Pep Guardiolën që të marrë drejtimin e kombëtares italiane. Sipas mediave italiane, drejtori...
20:07 | 21/07/2026