Kërcënohet me jetë Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Osmani është kërcënuar me anë të një e-maili të dërguar në e-mailin zyrtar të Presidencës.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.
Në fotografinë e mëposhtme mund të shihni mesazhin e dërguar në drejtim të adresës elektronike të presidencës:

“Kërcënimi është dërguar në e-mailin zyrtar të Presidencës”, ka thënë Kupina.
Ai është shprehur gjithashtu se kërcënimi i kësaj jave është vazhdimësi e kërcënimeve të vazhdueshme me jetë ndaj Presidentes Osmani.
Këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina pas kërcënimit që mori presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se kërcënuesit nuk po përballen me drejtësinë ndonëse ky nuk është kërcënimi i parë ndaj presidentes.
Ai shtoi se kjo klimë e rrezikshme nxit të tjerët të ndjekin të njëjtin model të dhunës.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë