Ngjarje e dhunshme ku efektivit i “fluturoi” pistoleta, sqarohet përplasja në Tiranë

20 Maj 2025 | 12:29

Policia e Tiranës ka sqaruar këtë të martë të gjithë dinamiken e sherrit të ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet, në të cilin ndërhyri dhe një punonjës policie, ndërsa shumë qytetarë u shqetësuan nga skenat që ndodhën në rrugë, në mes të ditës.

Sherri banal mes disa personave ndodhi ditën e hënë në një lokal në zonën e ish-Stacionit të Trenit në Tiranë, ku nisi fillimisht në ambientet e brendshme të një lokali dhe më pas vijoi në rrugë, duke përfshirë edhe persona të tjerë.

Gjatë tentativës së një punonjësi të Policisë Rrugore për të qetësuar gjakrat dhe për të ndaluar palët në konflikt, një nga personat e ka kundërshtuar dhe i ka hedhur pistoletën në rrugë. Kalimtarët kanë ndërhyrë në ndihmë të policit, ndërsa disa vajza kanë kundërshtuar veprimet e efektivit.

Policia sqaron se në lidhje me këtë ngjarje ka arrestuar 23-vjeçarin Klajdi Koldashi si dhe ka referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetaset L. G., 25 vjeçe dhe E. G., 25 vjeçe (motra), Sh. Ll., 20 vjeç, K. H., 20 vjeç dhe K. N., 20 vjeç.

Sipas Policisë, ditën e hënë, në ambientet e një lokali në rrugën “Reshit Petrela” në Tiranë, 23-vjeçari Klajdi Koldashi është konfliktuar me tre djem, shtetasit: Sh. Ll., K. H. dhe K. N., dhe gjatë konfliktit ka dëmtuar lehtë me mjet prerës njërin prej tyre, shtetasin Sh. Ll. Gjithashtu, Klajdi Koldashi gjatë ndërhyrjes së punonjësit të Policisë Rrugore në shërbim, i ka marrë atij armën e shërbimit dhe e ka hedhur disa metra më tej në rrugë. Në këtë moment kanë ndërhyrë edhe dy motrat, të cilat kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë.

Nuk dihet ende cili ka qenë motivi i këtij sherri, por kalimtarët janë tronditur dhe kanë mbetur të shtangur nga skenat e dhunës në mes të rrugës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026