A do ta pranojë Lapaj mandatin? Pano Soko: Është më i votuari, atij i takon

20 Maj 2025 | 21:33

Kandidati për deputet i Nisma Shqipëria Bëhet në zgjedhjet e 11 majit, Pano Soko tha në emisionin Now në Euronews Albania se mandati i fituar nga koalicioni i tyre i takon Adriatik Lapajt si më i votuari nga populli.

Ai tregoi precedentin e zgjedhjeve të 2021 me Tom Doshit që hoqi dorë nga mandati pa e marrë në KQZ për të shpjeguar mekanizmin e përdorur prej tyre të dorëzuar dorëheqjet e emrave në listën e mbyllur.

“Lapaj është më i votuari dhe ai merr mandatin, se çfarë bën ai është tjetër gjë. Mandati është përgjegjësi që ta jep populli. Ne kemi precedentin e 2021, mandatin e Tiranës për PSD e mori Tom Doshi dhe nuk hyri në marrjen dhe dorëzimin e mandati por doli nga gara. Këtu i krijua një precedent që ne e shfrytëzuam, për të dorëzuar dorëheqjet e emrave në listë të mbyllur ditën e zgjedhjeve. Me t’u certifikuar zgjedhjet, Lapaj që mori më shumë vota duhet të marrë mandatin”, tha Soko.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026