Deputeti i sapozgjedhur i Lëvizjes Bashkë: PS hodhi në terren gjeneralët, PD…
Deputeti i sapozgjedhur Redi Muçi i cili do të përfaqësoje partinë Lëvizja Bashkë në kuvendin e Shqipërisë, ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka komentuar zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj.
Sipas tij partia socialiste ka arritur të shfrytëzojë më mirë sistemin zgjedhor, duke nxjerr në lista të hapura më të besuarit, ndërsa Partia Demokratike nuk ka arritur të bëjë të njëjtën gjë për shkak të situatës së brishtë në të cilët ndodhej kjo forcë politike.
“Sa i përket sistemit zgjedhor, listave të hapura e të mbylla, unë do të thoja se Partia Socialiste i shfrytëzoi më mirë, sepse ishte në pozitën për ti shfrytëzuar më mirë. Hodhi të gjithë gjeneralët e vjetër te listat e hapura, u tha që ata të shfrytëzojnë kontaktet, strukturat, ti shfrytëzojnë për të siguruar vota për partinë dhe nëse do ishin të aftë të futeshin edhe në parlament.
PD-ja ishte e detyruar të kënaqte aleatët dhe më të besuarit e Sali Berishës, se pot ë bënte të njëjtën gjë, PD-ja është shumë më e brishtë dhe do kishte shumë konflikte brenda PD-së për ta mbajtur të bashkuar për tu future në zgjedhje. Rezultati zgjedhor i PD-së shpërfaq delegjitimimin që ka kjo si parti gradualisht. Për hir të së vërtetës ne prisnim që edhe Partia Socialiste të mbante edhe pasojat e keqqeverisjes së katërvjeçarit të shkuar.
I pyetur se përse PS ka marr një rezultat më të mirë se në mandatin e shkuar, Muçi u përgjigj:
“Ka pasur një sërë arsyes, përfshirë kjo që gjeneralët e vjetër u hodhën në terren, por edhe shfrytëzimi i administratës së vjetër, intimidimi, shantazhi që u përdor edhe me diasporën por edhe deligjitimimi i figurës së Sali Berishës. Kryesorja sipas meje është shantazhi që i bëhet elektoratit nëpërmjet administratës shtetërore”,-tha ai.
A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet
Kikia: Protesta ka shënuar disa suksese
- 09:47 Perandoria e Elon Musk, kompanitë që fshihen pas njeriut më të pasur në botë
- 09:30 Krizë politike në Bolivi, presidenti Rodrigo Paz shpall gjendje të jashtëzakonshme pas 50 ditësh protestash (VIDEO)
- 09:28 Maroku drejt kualifikimit, mposht Skocinë 1-0
- 09:19 Dy bomba shpërthejnë në Pakistanin Veriperëndimor, mbeten 7 të vrarë
- 09:15 SHBA do të ndalojë financimin e programeve që përhapin HIV-in në Afrikën e Jugut
- 09:13 Bie nga ura treni i mallrave në Mynih, një peson i plagosur rëndë (VIDEO)