Sërpska diskuton ndalimin e financimit publik për partitë politike
Më 21 maj, në Banja Llukë u mbajt një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Kombëtar të Republikës Sërpska (RS), ku ndër çështjet kryesore të diskutimit ishte një projektligj që synon ndalimin e financimit të partive politike nga buxheti i këtij entiteti të Bosnje e Hercegovinës dhe nga komunat përkatëse.
Ky propozim vjen pas vendimit të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, më 24 prill, për të pezulluar pagesat publike për dy parti politike: Aleancën e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) të Millorad Dodikut dhe Partinë e Bashkuar Serbe, të udhëhequr nga Nenad Stevandiq. Schmidt e justifikoi këtë vendim si një përgjigje ndaj “sulmeve flagrante ndaj rendit kushtetues të Bosnjës dhe parimeve të Marrëveshjes së Dejtonit”.
Në këtë seancë foli edhe presidenti i RS-së, Millorad Dodik, i cili shënoi 30-vjetorin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit duke kërkuar “një Dejton 2.0”. Ai theksoi se ideja nuk nënkupton ndarje, përshkallëzim apo braktisje të paqes, por një rikthim te korniza fillestare e marrëveshjes, e cila sipas tij është thelbësore për mbijetesën e Republikës Sërpska.
Dodik, i sanksionuar ndërkombëtarisht për veprime që cenojnë rendin kushtetues të Bosnjës, tha se Marrëveshja e Dejtonit ka funksionuar mirë deri në momentin kur filloi të “ndryshohej me forcë”. Ai përsëriti thirrjen për dialog ndërmjet dy entiteteve të vendit – Republikës Sërpska dhe Federatës – për të rishikuar balancat politike në vend.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq