Parlamenti Europian shqyrton imunitetin për 5 eurodeputetë për hetimin e Huawei-t
Autoritetet belge i kanë kërkuar Parlamentit Evropian të heqë imunitetin e pesë anëtarëve të tij, njoftoi presidentja e Parlamentit Roberta Metsola në fillim të një seance plenare në Bruksel të mërkurën.
Kërkesa lidhet me hetimin e vazhdueshëm mbi korrupsionin e dyshuar dhe praktikat e paligjshme të lobimit që përfshijnë kompaninë kineze Huawei dhe disa ligjvënës dhe asistentë të BE-së.
Tre nga pesë eurodeputetët e përfshirë i përkasin Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë: italianët Salvatore De Meo, Giusi Princi dhe Fulvio Martusciello. Të tjerët janë eurodeputeti socialist maltez Daniel Attard dhe eurodeputeti bullgar i Renew Europe, Nikola Minchev.
Në një deklaratë të mëparshme për Euronews, Martusciello mohoi korrupsionin, duke deklaruar se ai ishte takuar vetëm kalimthi me lobistët e Huawei dhe se ai dhe stafi i tij nuk kishin shkuar kurrë në zyrat e firmës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur