Moskonstituimi i Kuvendit, Osmani nga Zvicra: Barrën e vonesave e paguajnë qytetarët

21 Maj 2025 | 19:00

Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Karin Keller-Sutter, ka pritur sot në takim homologen e saj nga Kosova Vjosa Osmani, me të cilën kanë diskutuar për marrëdhëniet ekonomike, marrëveshjen për tregtinë e lirë, çështje të emigracionit dhe projektet në fusha të rëndësishme në Kosovë.

Në një konferencë për media pas takimit, presidentja zvicerane ka deklaruar se vendi i saj do të vazhdojë të mbështesë Kosovën. Ajo përmendi edhe rolin e  diasporës shqiptare në thellimin e raporteve ndërmjet dy vendeve mike.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka shprehur falënderimin e saj për mbështetjen e shtetit zviceran në fazat e shtete-ndërtimit, si dhe përmes pjesëmarrjes në misioni paqeruajtës të NATO – KFOR. Ajo përmendi edhe rolin e diasporës shqiptare për thellimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Zvicër.

Duke folur mbi gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, e para e shtetit tonë ka përkujtuar se raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Parlamentit Evropian kanë dëshmuar se Serbia po kryen spastrim etnik.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026