Rama i dërgon letër kryetares së Komunës së Preshevës, zbardhet përmbajtja
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dërguar një letër kryetares së Komunës së Preshevës në Serbi, Ardita Sinani, ku i shpreh mbështetjen e Tiranës zyrtare për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.
Letra është bërë publike nga vetë kryetarja Sinani, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook falenderon kryeministrin Rama për mbështetjen e vazhdueshme.
“Mirënjohëse për vlerësimin dhe fjalët e ngrohta të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama. Mbështetja institucionale për shqiptarët e Luginës së Preshevës është e domosdoshme dhe e mirëpritur. Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të drejtat dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, shkruan Sinani.
Letra e kryeministrit ishte përgjigje ndaj urimit që kryetarja e komunës së Preshevës i ka bërë për fitoren e mandatit të katërt.
Në letrën e plotë, kryeministri Rama i drejtohet kryetares Sinani me këto fjalë:
“E nderuar zonja Sinani,
Ju falënderoj përzemërsisht për urimin tuaj aq të ngrohtë e miqësor me rastin e fitores në zgjedhjet e përgjithshme politike për një mandat të ri qeverisës.
Duke ju përcjellë këtë mesazh falënderimi, unë kam rastin e duhur të shpreh gjithë vlerësimin tim për angazhimin dhe përkushtimin tuaj në krye të Komunës së Preshevës, në mirëqeverisjen e qytetarëve të saj dhe në mbrojtjen e avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Dua t’ju siguroj se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të rritet e forcohet, si shprehje e vëmendjes dhe përkujdesjes së Qeverisë shqiptare ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe angazhimit të saj të qëndrueshëm në mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të tyre, si edhe në rritjen dhe forcimin e zhvillimit ekonomik dhe standardit jetësor të shqiptarëve në Luginë.
Edhe një herë, me urimet e mia më të mira për ju dhe me besimin se në një kohë të përshtatshme do të jem përsëri mes qytetarëve të Preshevës, pranoni ju lutem, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.”
LEXONI GJITHASHTU:
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së