Shkoi nën efektin e ekstazisë në stërvitje, dënohet me dy vite pezullim futbollisti

22 Maj 2025 | 15:41

Sulmuesi i klubit francez Angers SCO, Ibrahima Niane, është dënuar me dy vite pezullim nga çdo aktivitet futbollistik pasi ka rezultuar pozitiv për substancat narkotike ekstazi dhe MDMA. Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja franceze L’Équipe, e cila raportoi se vendimi është marrë më 31 mars nga Agjencia Franceze Antidoping.

26-vjeçari shkoi në gjendje të dehur me substanca narkotike në stërvitje, çka solli që drejtuesit e klubit të kërkonin bërjen e analizave të lojtarit.

26-vjeçari nuk ka mundur të justifikojë praninë e këtyre substancave në trupin e tij përballë autoriteteve antidoping, dhe për pasojë, është pezulluar menjëherë nga çdo aktivitet profesional në futboll. Niane nuk lejohet të luajë, të stërvitet apo të marrë pjesë në trajnime gjatë gjithë periudhës së dënimit.

Ibrahima Niane, i cili më parë ka luajtur edhe për FC Metz, ishte në fund të kontratës së tij me Angers, e cila skadon në qershor të këtij viti. Klubi nuk i kishte ofruar një rinovim të marrëveshjes, dhe ky zhvillim duket se i vë një pikë të parakohshme qëndrimit të tij në skuadër.

Në sezonin e kaluar, ai u aktivizua në 30 ndeshje në Ligue 2, por nuk shënoi asnjë gol. Ndërkohë këtë sezon, ai ka arritur të gjejë rrjetën tre herë në 27 paraqitje, duke ndihmuar Angers të sigurojë qëndrimin në elitën e futbollit francez. Pas këtij pezullimi, e ardhmja e tij në futbollin profesionist mbetet e pasigurt.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026