VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri gjatë intervistës së ish-futbollistit të Barcelonës

23 Maj 2025 | 14:43

Ish-mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho është përballur me një situatë të çuditshme gjatë një interviste me gazetarët e Globo në qendrën stërvitore Moacyr Barbosa.

Sipas raportit të Globo, gjatë xhirimeve ka pasur dy herë të shtëna me armë zjarri në zonën Cidade de Deus, një lagje në Zonën Perëndimore të Rio de Janeiro ku ndodhet qendra sportive e klubit Vasco da Gama, skuadra ku luan Coutinho aktualisht.

Ky moment është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, me Coutinhon që buzëqesh i vetëdijshëm dhe mbase i mësuar me episode të këtij lloji. Siç raportoi klubi ku ai luan, Vasco da Gama, zona është skenë e operacioneve të vazhdueshme policore dhe për këtë arsye një situatë e tillë është bërë pothuajse “normale”.

Rikujtojmë që Coutinho ka luajtur për shumë vite në Europë, te disa skuadra të rëndësishme si Inter Milan, Liverpool, Barcelona, Bayern Munich, Aston Villa etj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026