Presidentja e Kosovës vizitë zyrtare në SHBA, zbardhen detajet
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës me ftesë zyrtare të Kongresit Amerikan, për të marrë pjesë në punimet e sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që këtë vit mbahet në qytetin Dayton.
Ky sesion vjetor është një ngjarje me rëndësi të veçantë, pasi përkon me 30-vjetorin e Marrëveshjes së Paqes së Daytonit, e cila i dha fund luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë. Si rrjedhojë, e gjithë veprimtaria e sivjetshme është e fokusuar në forcimin e paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Sipas njoftimit nga Presidenca, në këtë forum të nivelit të lartë po marrin pjesë krerë shtetesh nga rajoni, si dhe përfaqësues të lartë të NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Presidentja Osmani pritet të zhvillojë një sërë aktivitetesh në kuadër të agjendës së saj, përfshirë:
- Fjalime në darkën zyrtare të organizuar nga Asambleja,
- Pjesëmarrje në panele tematike,
- Si dhe takime bilaterale me delegacione të ndryshme pjesëmarrëse.
Pjesëmarrja e Presidentes Osmani në këtë forum nënvizon rolin e Kosovës si një partnere e angazhuar për paqe dhe stabilitet në rajon, si dhe përforcon bashkëpunimin e saj me aleatët strategjikë.
LEXONI GJITHASHTU:
Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 12:24 Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt
- 12:07 Guardiola refuzon të drejtojë kombëtaren italiane, spanjolli zgjedh pushimin pas largimit nga Manchester City
- 11:59 Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
- 11:50 Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët
- 11:39 Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave të BE-së
- 11:25 Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve