Gjobat e policisë në Gjirokastër, Policia Rrugore “ndëshkon” 1209 shoferë në maj
Policia Rrugore në Gjirokastër përgjatë muajit maj ka ndëshkuar me masa administrative 1 209 drejtues mjetesh. Gjatë periudhës 1 maj-23 maj pjesa më e madhe e gjobave me 392 të tilla janë vendosur për parakalime të gabuara duke vazhduar me 291 gjoba për parkime të gabuara, 285 për tejkalim shpejtësie, etj.
Masa administrative ka patur ndaj drejtuesve të mjeteve edhe për mosvendosjen e rripit të sigurimit, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, mosrespektimin e këmbësorëve, etj. Brenda këtij muaji janë pezulluar 4 leje drejtime mes të cilave për përdorimin e alkoolit nga drejtuesit e mjeteve.
Në këtë sezon pranvere vëmendje të veçantë blutë e rrugores po i kushtojnë monitorimit të qarkullimit të automjeteve si shkak edhe i pranisë së shtuar të turistëve që vizitojnë jugun e vendit.
Për të evituar aksidentet rrugore policia ka rritur praninë në rrugët kombëtare Tepelenë-Gjirokastër-Kakavije dhe Kardhiq-Delvinë. Specialistët e policisë apelojnë për respektimin e Kodit Rrugor duke evituar aksidentet dhe pasojat e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues të një shoqate bamirësie, arrestohet çifti nga Korça
Trafikimi i 6.7 tonëve kokainë nga Amerika Latine, GJKKO-së vendos masat për 5 të arrestuarit
Problemet e pronësisë në Gjirokastër, braktisen godinat karakteristike rrezikohen vlerat muzeale
- 19:09 Sa ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë?
- 18:36 Dita e 15 e protestës qyteare në Tiranë, nis marshimi drejt Kryeministrisë
- 18:25 “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”! Trump zemërohet me Izraelin
- 18:01 Rama reagon pak minuta përpara protestës: Kur faktet thonë të kundërtën, poterja bëhet argument
- 17:24 Zyrtarët amerikan dyshojnë se dy gazetarë të NYT kanë siguruar materiale sekrete për dosjen Epstein dhe luftën në Iran
- 17:16 Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit