Britania do t’i kërkojë Kosovës ngritjen e kampeve të emigrantëve
Sipas një artikulli të gazetës britanike The Times, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është në faza të avancuara të planifikimit për të hapur qendra deportimi jashtë vendit, ku do të dërgohen emigrantë të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil. Në mesin e vendeve që po konsiderohen për këto qendra është edhe Kosova.
Sipas burimeve të gazetës, plani britanik përfshin 9 shtete të përzgjedhura, mes të cilave Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë Hercegovina, si dhe disa vende jashtë Evropës. Objektivi i kësaj nisme është të ndalojë fluksin e emigrantëve që arrijnë ilegalisht në Britani, sidomos përmes Kanalit të La Manshit, numri i të cilëve ka shënuar rritje të ndjeshme në vitin 2025.
Gazeta raporton se qeveria britanike ka për qëllim të vendosë marrëveshje me këto vende për të pranuar emigrantët që nuk mund të qëndrojnë më në Britani, në këmbim të mbështetjes financiare. Qendrat nuk do të jenë si ato në Ruandë, por do të jenë të ngjashme me ato që janë ndërtuar nga Italia në Shqipëri.
Në një koment për The Times, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë kërkesë zyrtare deri tani nga Britania për këtë çështje, por ka shtuar se Kosova është e hapur për të dëgjuar dhe diskutuar ide të tilla nëse ato paraqiten.
Më parë, Britania zhvilloi bisedime me Shqipërinë për hapjen e një qendre të ngjashme, por kryeministri shqiptar, Edi Rama, e refuzoi publikisht një propozim të tillë.
Qeveria britanike synon të përshpejtojë këtë proces përpara një samiti të liderëve të Ballkanit Perëndimor, që pritet të mbahet në Londër gjatë vjeshtës, ku migracioni do të jetë një nga temat kryesore.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
- 15:51 Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore
- 15:50 Rusia sërish kundër Evropës, Zakharova: Vendet evropiane po pengojnë arritjen e paqes në Ukrainë
- 15:43 Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti