Euro U-17, Shqipëria mbyll aventurën pa gola dhe me 0 pikë

26 Maj 2025 | 14:01

Kombëtarja shqiptare U-17 ka përfunduar rrugëtimin e saj në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Shqipëri, duke u eliminuar pa asnjë pikë dhe pa shënuar asnjë gol në fazën e grupeve.

Kuqezinjtë u renditën në vendin e fundit në Grupin A, me bilancin zhgënjyes prej tre humbjesh, 12 gola të pësuar dhe 0 të shënuar. Ky performim i dobët i bën ata skuadrën më të dobët të turneut, duke përmbyllur një paraqitje për t’u harruar.

Trajneri Tedesko, i cili kishte grumbulluar lojtarë shqiptarë që aktivizohen në klube të ndryshme evropiane, nuk arriti të përmbushte pritshmëritë, duke regjistruar një dështim të plotë në menaxhimin e skuadrës.

Nga ky grup, në fazën tjetër të Euro U-17 kaluan Portugalia dhe Franca, që treguan dominim të qartë në të gjitha sfidat e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026

Konferenca e Kryetarëve vendos të enjten për datën e seancës për reformën territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte planifikuar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite votimin e raporteve të Partisë...
17:41 | 21/07/2026

Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues

Temperaturat e larta, që këtë të martë në Vlorë kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në bregdet....
17:02 | 21/07/2026