Moskonstituimi i Kuvendit, Kurti: Se ka fajin Albulena, po opozita
26 Maj 2025 |
16:45
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar moskonstituimin e Kuvendit si një pengesë të qëllimshme nga ana e opozitës.
Ai theksoi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit nuk është aspak në diskutim, ndërsa bllokimi i procesit po bëhet nga opozita përmes refuzimit të kuorumit në votimin e fshehtë.
“Albulena Haxhiu nuk është as në pyetje, as në pikëpyetje. Problemi është votimi i fshehtë, për të cilin opozita padrejtësisht dhe me dëm për shtetin e Kosovës po pamundëson kuorumin,” tha Kurti.
Deklaratën ai e dha pas pjesëmarrjes në edicionin e 16-të të konferencës vjetore shkencore “Java e Albanologjisë”, që u mbajt në Institutin Albanologjik të Prishtinës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kurti shkarkon një zëvendësministër pasi deklaroi se ndërkombëtarët “nxitën trazira”
- Kurti i drejtohet Kallas: Kosova të marrë statusin e vendit kandidat për në BE
Lajme të Sugjeruara
Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e qershorit të mbahet më...
Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
- 12:31 Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten
- 12:24 Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt
- 12:07 Guardiola refuzon të drejtojë kombëtaren italiane, spanjolli zgjedh pushimin pas largimit nga Manchester City
- 11:59 Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
- 11:50 Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët
- 11:39 Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave të BE-së