Mesazhi i Ramës për deputetët e PS që nuk u rizgjodhën në zgjedhjet e 11 majit

26 Maj 2025 | 19:29

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur pasditen e së hënës, në Pallatin e Brigadave, ekipin që garoi për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë fjalës së tij, Rama paralajmëroi lëvizje në udhëheqjen e Partisë Socialiste dhe në qeveri ndërsa foli edhe për deputetët aktualë që nuk morën mandat, duke u shprehur se kupton mërzitjen e tyre, por i ftoi ta shohin këtë si një mundësi të re personale.

“Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri. Na duhet një mirëkuptim i plotë mes nesh dhe me familjen tonë europiane, sepse do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt,” tha Rama.

Duke u ndalur te deputetët që nuk arritën të rimarrin mandat në këto zgjedhje, ai i nxit ata që ta shohin situatën si një mundësi të re për rritje profesionale dhe kontribut politik në forma të tjera.

“Dua t’u them atyre që në shtator nuk do të kthehen në Parlament se unë ua mirëkuptoj mërzinë për garën individuale. Nuk ka garë individuale që mund ta humbasësh pa u mërzitur; edhe kur luan me fëmijët me top, ke një moment mërzie nëse kupton që ti nuk je më ai i pari dhe ata nuk janë më të vegjël dhe ti u munde. Por i siguroj se nëse do ta shohin humbjen e vendit të punës si një mundësi të re personale dhe profesionale në një tjetër vend pune, po në shërbim të të njëjtave qëllime të përbashkëta, si fitues të mandatit historik të 11 majit, jo vetëm do të jenë të dobishëm, por do ta pasurojnë karrierën e tyre politike dhe profesionale, dhe nëse do të duan të rikthehen në Kuvend, do të mund të garojnë përsëri në të ardhmen,” tha Rama.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi mandatin e katërt qeverisës të Partisë Socialiste si një “barrë historike”, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një mandat të zakonshëm, por për një amanet që kërkon përkushtim maksimal dhe përgjegjësi të thellë.

Duke theksuar objektivin madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, Rama e cilësoi këtë mandat si “provën më të madhe të karakterit dhe të atdhedashurisë” për të gjithë anëtarët e shumicës parlamentare.

Ai bëri thirrje për përkushtim, urtësi dhe ndjenjë solidariteti brenda skuadrës socialiste.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026