Hap dyert për vizitorët Hamami i Durrësit, daton që prej shekullit XVIII

27 Maj 2025 | 18:04

Një atraksion i ri turistik hapet në zemër të Durrësit. Hamami i periudhës osmane, monument kulture i kategorisë së parë, ka rihapur dyert për vizitorët vendas dhe të huaj, pas një restaurimi të plotë me fond prej 32 milionë lekësh nga programi i BE-së për kulturën.

Godina e shekullit XVIII është një nga dhjetë hamamet që i reziston kohës në Shqipëri dhe hapet për herë të parë për publikun, pasi më parë nuk ka qenë i aksesueshëm për shkak të amortizimit.

Drejtori i Qendrës Muzeore, Alban Ramohitaj, thotë se objekti plotëson mozaikun historik të qytetit.

“Hamami është një objekt mjaft i rëndësishëm dhe po hapet për herë të parë në Durrës për vizitorët. Hamami është një ndër objektet që ka pasur një rëndësi mjaft të veçantë në qytetin tonë. Me hamamin ne plotësojmë edhe pazëllin që na mungonte në pjesën historike të qytetit,” – thotë Alban Ramohitaj, Drejtor i Qendrës Muzeore Durrës.

Gjatë tërmetit të vitit 2019, Hamami pësoi dëmtime serioze dhe u përfshi në listën e monumenteve që do të restauroheshin me fondet e BE-së.

I dëmtuar nga i njëjti tërmet mbeti edhe Muzeu Arkeologjik Kombëtar i Durrësit, ku prej tre vitesh vazhdojnë punimet për restaurimin. Muzeu pritet të rihapet për vizitorët në vjeshtën e këtij viti.

Sipas të dhënave nga Qendra Muzeore, numri i turistëve në sitet historike të Durrësit është në rritje.

“Kemi një numër në rritje dhe këtë vit, duke e krahasuar me një vit më parë. 2025 është një vit i mbarë. Që nga fillimi i vitit kemi 10 mijë turistë më shumë në sitet tona,” – thotë Ramohitaj.

Hamami ndodhet përgjatë bulevardit “Epidamn” dhe për herë të parë funksionoi si banjë publike deri në fund të shekullit XIX. Në fillim të viteve 2000 u kthye në kafene për disa kohë, por pas mbylljes, godina u dëmtua rëndë nga tërmeti.

Tashmë, pas restaurimit, Hamami është pjesë e ofertës turistike të qytetit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026