Banorët e pallatit te Jordan Misja në protestë: Po na presin dritat! Ka dalë pronari

28 Maj 2025 | 11:48

Disa banorë në rrugën Jordan Misja janë konfliktuar me punonjësit e OSHEE-së të cilët kanë shkuar të shkëpusin kabinën elektrike në pallatin ku ata banojnë.

Bëhet fjalë për një pallat ku prej 30 vitesh banojnë disa familje, të cilit së fundmi i ka dalë një pronar i cili kërkon privatizimin e pallatit me të cilin janë në proces gjyqësor.

Nga privatizimi i këtij pallati mund të preken më shumë se 10 familje, ndërsa këtë të mërkurë është paraqitur pranë pallatit për të bërë ndërprerjen e energjisë elektrike OSHEE, ndërsa ende nuk dihet se cilat do të jenë lëvizjet e tjera të IKMT  dhe OSHEE-së.

Banorët pretendojnë se ata kanë 30 vite që banojnë në këtë pallat kur pretendohet se do të kalojë një rrugë e duhet të bëhet shpronësimi.

“ Na kanë ardhur dhe na kanë ndryshuar kontratën e dritave, del emri i pronarit tjetër. Kanë dy ditë, kanë ardhur ti presin, ne nuk i kemi lënë. Këto janë shqetësimet tona. Ne kemi 30 vite që rrimë në këtë pallat. Jemi në gjyq”,-tha një nga banorët.

“Ne kemi fillimisht VKM, një pjesë e madhe e Uzinës është privatizuar me lekë. Ne i kemi nxjerr në gjyq. Unë me zotin e tokës e kemi bërë llogarinë që edhe po të prishej sa lekë do merrte. Pa pritur pa kujtuar kanë ardhur të heqin kabinën elektrike. Nuk jam debitor. Ai që është i zoti i tokës të vijë të flasë me mua”,-tha qytetari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

GJKKO kthen dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi

Gjykata e Posaçme ka kthyer sërish për hetime të mëtejshme në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre....
16:36 | 13/07/2026

Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Centrist Democrat International (IDC-CDI), organizatës më të madhe politike...
16:09 | 13/07/2026

Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër

Avokati i Popullit po zhvillon këtë të hënë dhe nesër një inspektim të paparalajmëruar në burgun e Shënkollit, në kuadër të mandatit si Mekanizëm Kombëtar...
15:38 | 13/07/2026