“Sterilizimi”, Ilir Beqaj: Kjo çështje është gjykuar, i kërkova SPAK vendimin…
Është mbajtur këtë të mërkurë në GJKKO seanca e radhës për “Sterilizimin”, ku i pandehur është edhe ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj.
Beqaj është shprehur se i ka kërkuar SPAK që ti japë vendimin e ish-krimeve të rënda, sipas tij çështja për të cilën po gjykohet është hetuar më parë dhe është mbyllur nga prokuroria, ndaj sipas tij “parimi i gjësë së gjykuar” i jep pafajësi.
“I kërkova SPAK të më japë një vendim të ish-krimeve të rënda që e ka në arkivë. Pesë herë e kam kërkuar s’ma dhanë, e mora tek Kuvendi se ja kishin çuar komisionit hetimor. Ai vendim dhe vendimi i Prokurorisë se Tiranës për mua janë pafajësi sipas parimit të gjësë së gjykuar, ka dhe vendime unifikuese të Gjykatës së Lartë. Akuzohem për vjedhje po s’ka shifër, SPAK nuk ka bërë arsyetimin e akuzës së re që e pranoj nga gjykata”,-tha Beqaj.
Gjatë seancës Beqaj i është drejtuar prokurorëve duke ju thënë “ Ne nuk jemi sekonda, jeta jon nuk është sekonda për gjykim të shkurtuar”.
Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë. Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia