Më i votuari i PS në Durrës, Arkend Balla për Euronews: Bëj fushatë çdo ditë

29 Maj 2025 | 13:43

Arkend Balla, deputeti më i ri i Partisë Socialiste në Durrës i cili rezulton edhe më i votuari në zgjedhjet e 11 majit, me 21 mijë vota, ka qenë ditët e fundit në qendër të akuzave për lidhje me bandat kriminale.

Gazetarja e Euronews Albania, Enkelejda Mema ka mundur t’i shkëpusë një intervistë të shkurtër pas mbylljes së seancës plenare të së enjtes, ku Balla është treguar i prerë në përgjigjet e tij.

Ai tha se akuzave të Berishës iu përgjigjën qytetarët në 11 maj dhe se rezultati i votave është falë punës dhe fushatës së përditshme në zonën e vet elektorale në qytetin bregdetar.

“…U përgjigjën qytetarët në datë 11 maj. Bëj fushatë çdo ditë në zonën time. Nuk ka akuza, janë të gjitha shpifje. Falë punës u bë gjithë ky rezultat nga qytetarët e Durrësit”, tha Balla.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr pranë vendgrumbullimit të mbetjeve në Elbasan, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe policia

Një zjarr ka rënë këtë të mërkurë në afërsi vendgrumbullimit të mbetjeve pranë zonës së Inceneratorit të Elbasanit, duke përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe...
13:57 | 17/06/2026

Balla: PE miraton me 483 vota pro Rezolutën për Shqipërinë, vlerësim i rëndësishëm për rrugën drejt BE-së

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përshëndetur miratimin nga Parlamenti Europian të Rezolutës vjetore për Shqipërinë me 483 vota pro. Përmes...
13:47 | 17/06/2026

Policia procedon 16 protestues, 2 në kërkim: U futën në ‘fun zone’ te Sheshi ‘Skënderbej’ dhe penguan qarkullimin

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 16 protestues dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të...
13:35 | 17/06/2026