Paniku për bombë te hoteli në qendër të Tiranës, polica: Alarm fals për eksploziv
Duket se ka rezultuar fals alarmi për bombë tek një hotel në qendër të Tiranës pasditen e kësaj të premte.
Punonjësja e hotelit alarmoi forcat e rendit pasi i njoftoi se dikush i kishte thënë se ishte vendosur eksploziv në parking.
Menjëherë policia evakuoi klientët ndërsa në vendin e ngjarjes mbërritën forcat xheniere.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes dhe njoftimit të Policisë së Shtetit, pas kontrollit dhe veprimeve të forcave xheniere, nuk është konstatuar asnjë mjet shpërthyes apo gjë e paligjshme.
“Në vijim të paralajmërimit paraprak për një telefonatë që raportonte vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e hotelit në rrugën “Abdi Toptani”, Policia e Shtetit njofton se gjatë kontrollit të kryer në bashkëpunim me forcat xheniere nuk është konstatuar asgjë e jashtëligjshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Qarkullimi në zonë i është rikthyer normalitetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë